Ambientet për projektin tuaj
Filmimet dhe sesionet fotografike mund të planifikohen gjatë gjithë vitit, veçanërisht në maj–tetor. Sipas marrëveshjes vihen në dispozicion hapësirat, varkat dhe mjetet e nevojshme për xhirimin kundrejt një tarife të konfirmuar. Çiftet që zhvillojnë dasmën në Agri Tourism Huqi përjashtohen nga tarifa e ambientit për klipin, sipas kushteve të dakordësuara.

