Kamping


B A R B E Q U E
Mjedise te vecanta buze ujit, jane dizenjuar dhe ndertuar per barbeque, ku familjareve dhe grupe te ndryshme shoqerore organizohen e kalojne nje pjese te kohes ne forme pikniku, larg zhurmave e streseve te zakonshme. Ne keto mjedise gjenden te gjitha mjetet e nevojshme, duke filluar qe nga zgara, qymyri, pjatat, gotat e te tjera, ndersa ushqimet sillen e gatuhen nga vete organizuesit, te cilet per ambientin qe u vihet ne dispozicion, paguajne nje cmim relativisht te ulen ne krahasim me ate c’ka u ofrohet. Nuk perjashtohet mundesia, qe nje pjese e pijeve dhe e ushqimeve te gatshme te terhiqen ne hallhat perkatese te Agrituurism “HUQI”.
Kapaciteti normal i nje barbeque eshte per rreth 20 persona. Per raste te vecanta, me pjesmarrje 50-80 persona, aktivizohet nje mjedis i vecante qe mundeson zhvillimin normat te cdo eventi me permasa te tila.

K A M P I N G
Prane Agritourism ‘HUQI”, gjenden hapesira te posacme per:
a- Rulote (kampera). Per cdo post eshte instaluar energjia elektrike dhe uji per nevoja higjeno-sanitare, sikunder dhe pika e shkarkimit te ujrave te zeza, e cila eshte pozicionuar ne nje vende te pershtatshem per te gjitha mjetet.
b- Cadra. Ne dispozicion te individeve dhe/ose grupeve shoqerore vihen hapesirat te vecanta per instalimin e cadrave qe posedohen prej tyre Ne dispozicion te kampingut eshte edhe nyja higjeno-sanitare (tualete, dushe, lavanteri).

K L I P E
Hapesirat e gjelberuara, kendet e vecanta te dizenjuara, perbejne asete shtese per te dokumentuar pjese te jetes reale te individeve, cifteve, familjeve dhe grupeve te ndryshme shoqerore, nepermjet Klipeve qe mund te realizohen pergjate gjite vitit, dhe vecanerisht gjate periudhes Maj-Tetor.
Pergjate realizimit te klipeve, kundrejt nje tarife fikse, vihen ne dispozicion te grupit te xhirimit te gjitha hapesirat e nevojshme, varkat, e cdo mjet tjeter i disponushem qe i sherben aktit te filmimi. Perjashtohen nga detyrimi i pageses, ciftet qe do te realizojne aktin e marteses (dasmen) ne ambiente e Agritourism “HUQI”.

Jeni i interesuar per kamping?

  • Te dhenat tuaja jane te sigurta me ne !